#rtvora #oranews
Katet e para të pallateve të cilët janë të ndërtuara me mure mbajtëse dhe jo me kolona në shumë raste kanë ndërhyrje në strukturë. Faqet e mureve janë kthyer në vetratë xhami.
Sipas inxhinierëve, ndërhyrja në vetëm një prej faqeve të mureve rrezikon seriozisht shembjen e pallatit dhe sidomos në rastet e tërmetit.
Luan Murtaj: Në bazë të ndërhyrjeve që janë bërë ato mund të shemben edhe pa qenë tërmeti. Ato përbëjnë rrezik në çfardo lloj situate.
Ndërhyrja në to duhet të kryhet sa më parë. Inxhinieri Arben Mece deklaron se vetëm mbyllja e tyre më beton apo me mure mbajtës do të ofronte siguri për këto pallate.
Arben Meçe: Kryesorja është që mbushja të bëhet me të njëjtin material me të cilin është objekti. Në pjesën ku duhet të bëhet lidhja e strukturës së vjetër me strukturën e re, duhet patur mirë parasysh ndërhyrja e tullave tek njëra-tjetra dhe mbushja me llaç të mirë të fortë të hapësirës që prodhohet mes dy strukturave derisa të bëhet mbyllja totale e tyre.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ndertimet-ne-durres-dhe-tirane-inxhinieri-nderhyrja-ne-katet-e-para-rrezikojne-shembjen
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp