Këto janë fotot se si dukej Baron?s bar në lagjen 17 Durrrës, pak ditë pas inagurimit.
Por 26 Nëntori do të ishte fatal për banorët e dy kateve të mësipërme mbi këtë bar.
Siç tregojnë fotot, e gjithë pjesa e përparme madje edhe ajo anësore në vend të mureve më tullë ia kishin zënë vendin vetrat e xhamit.
Këto ndërhyrje rezultuan fatale duke u kthyer në pikën më të dobët të këtij pallati e si pasojë goditja e tërmetit do ta përpinte bar Baron?s bashkë me katet e sipërme duke iu marrë jetën dy grave të moshuara.
Pavarësisht ndërhyrjeve në strukturën e katit të parë, ky dokument që disponon Top-Channel tregon se Artur Bajram Terziu tashmë person në kërkim dhe Anisa Fatos Terziu person nën hetim, ia kishin dalë ta legalizonin me firmën e kreut të ALUIZN-it Durrës Flamur Gjuzi i shpallur person në kërkim.
Këto dokumente janë pjesë e dosjes së Prokurorisë e cila ka kërkuar arrestimin e ish shefit të legalizimeve Flamur Gjuzi, por edhe të pronarëve të lokalit. Siç dëshmuan banorët e pallatit, gjashtë herë ata kishin bërë padi për shkatërrimin e mureve mbajtëse të pallatit dhe gjashtë herë çështja ishte mbyllur.
Ky fakt do i shërbejë prokurorisë për të ndjekur penalisht edhe inspektorët e policisë dhe INUK që mbyllen çështjen duke hapur dy varre.
Ndërkohë sipas këtij dokumenti tregohet tentativa për të legalizuar një shtesë anësore kati të hotelit Tropikal ku humbën jetën dy qytetarët nga Kosova Isa Abazi dhe Shemsedi Abazi. Pronari hotel Tropikal Abdulla Osmani ka përdorur formularin për legalizimin e ndërtimeve pa leje.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Legalizimet #TopChannel