Gjykata e Durrësit i ka lënë në burg të 9 të arrestuarit që dyshohet se janë përgjegjës për pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit, ku humbën jetën 23 persona.
Mbi këta zyrtarë dhe ndërtues rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre, vrasje me dashje, vrasje në rrethana të tjera cilësuese dhe falsifikim dokumentesh. Gjatë seancës që zgjati rreth 5 orë, të arrestuarit nuk pranuan akuzat.
Për vrasje me dashje hetohen Kujtim Hasa, shefi i shërbimit të Kavalishencës. Ruxhdi Xheka, ndërtues i hotelit ?Mira Mare? dhe Avdulla Osmanin, ndërtuesi i hotel ?Tropikal?, që rezulton se është legalizuar në mënyrë të paligjshme.
Për shpërdorim detyre akuzohen Arben Isakun, ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, Klajdi Lame, inspektor i INUK Durrës në objektin pallat 6- katësh, Albrend Qetkan, specialistit pranë ALUIZNI-it, Durrës në objektin pallat 6- katësh, Ahmet Dodan drejtori i Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme, ku humbi jetën kryekomisari Bajram Hadarmataj.
Mes të arrestuarve është dhe Nevjana Isufi, e cila në studion e saj private hartonte projekte fiktive.
Masën arrest me burg, Gjykata e dha edhe për të akuzuarit që janë në kërkim. Shtatë prej tyre janë larguar jashtë vendit një ditë pasi ra tërmeti.