E moshuara humbi gjithçka/ Laç, tërmeti i shkatërroi shtëpinë dhe po jeton në çadër

2019-12-17 6

Nexhi Nika jeton e vetme bashkë me djalin e saj të paralizuar. Tërmeti i shkatërroi pasurinë e saj të vetme shtëpinë në Laç, ndërsa prej 26 nëntorit streha e vetme e sigurtë është kjo çadër.


Edhe pse në kushte të vështira, nënë Nexhi nuk u kujdes vetëm për djalin e saj por strehoi edhe një të ri të paralizuar , i cili jetonte ne konvikt krejt i vetëm.

Në jetën e saj 71-vjeçarja ka pasur shumë fatkeqësi, djali dhe bashkëshorti i saj humbën jetën në një moshë të re, ndërsa shpresa e vetme është të kalojë vitet që i kanë mbetur në shtëpinë e saj.

Ndihmën mjekësore e moshuara e merr në qendrën e bamirësisë Fara e Mirësisë, e cila është kthyer në urgjencë pasi spitali i Laçit ka dalë jashtë funksionit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Laç#TopChannel