Shumë shpejt, Prishtina do të ketë edhe spitalin e ri kirurgjikal pediatrik, brenda qendrës klinike universitare të Kosovës.
Punimet janë në fazën finale dhe shumë shpejt projekti pritet të përfundojë. Ministri në detyrë i shëndetësisë, Uran Ismaili ka inspektuar punimet dhe tha se shumë shpejt, fëmijët do të kenë shërbime më cilësore.
?Unë jam shumë i lumtur që e shoh në fazën finale, duke e ditur se e kam gjetur me shumë probleme dhe ka pasur vështirësi duke mos filluar fare, e kemi pa që ka filluar dhe tani po ngritët dhe po përfundohet dhe ky është një lajm i mirë besoj për të gj ithë sektorin e shëndetësisë, fëmijët?, u shpreh Ismaili.
Për zyrtarët kosovarë, me përfundimin e këtij spitali, jo vetëm fëmijët do të përfitojnë kushte më të mira, por edhe profesionistët shëndetësorë do të kenë kushte më të mira pune.
?Fëmijët tanë do të mjekohen në një institucion i cili do të jetë me infrastrukturë shumë moderne, njëkohësisht i përcjellë edhe me pajisje mjaftë moderne dhe normal që kualiteti i shërbimeve shëndetësore do të ngriHet.??
Ndërtimi i këtij spitali që është donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe do të kushtojë mbi 20 milionë euro dhe do të jetë i pajisur me aparaturat më moderne. Ndërtimi i këtij spitali sidoqoftë është shoqëruar me shumë probleme dhe për vite me radhë është zvarritur fillimi i punimeve.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Prishtine#Hospital#TopChannel