?Këto telegrame, që ti më ke dërguar brenda kohës që hipa nga birucat në burg, për mua kanë qenë dhe do të kenë një vleftë fisnike të thellë se kanë qenë vala të ngrohta dhe t? ëmbla ngushëllimi në ditët më të trishtuara të jetës sime ? se ishin ndarë!.. Fjalë të pakta.. Ndonëse të bëra me raste të shënuara, po të ta them copë, edhe asnjë fjalë të mos kishin, për mua janë një pjesë e pasurisë së kujtimeve të mia t?ëmbla, se mi dërgoi Safolina ime, që më dashuron, se mbajnë emrin ?Safo? ? që domethënë: yl? e , goçe e keqe dhe e Bukra e Dheut e Poetit, që kaq shumë e dashuron?, shkruan Petro Marko në një nga telegramet e majit të vitit 1950 nga burgu për bashkëshorten e tij, Safolinën..