Ora News - Vrasje dhe shpërdorim detyre, 9 të arrestuarit për tërmetin para gjykatës

2019-12-17 1

#rtvora #oranews

Në Gjykatën e Durrësit u mbajt seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë për 9 të arrestuarit në lidhje me shembjen e pallateve dhe shtëpive që shkaktuan 23 viktima dhe qindra të plagosur pas tërmetit të 26 nëntorit.

Tre prej tyre akuzohen për veprën penale të vrasjes, ndërsa 6 të tjerë për shpërdorim detyrë dhe abuzime.

Me akuzën më të rëndë përballet 53-vjeçari Kujtim Hasa, 53 vjeç, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme.

Shkak për këtë veprim është vdekja e kryekomisar Bajram Hajdarmetaj.

Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin ?Hotel Mira Mare?, ku humbën jetën 2 shtetas.

Avdulla Osmani, 61 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në menyrë të paligjshme të objektit ?Hotel Tropikal?, ku humbën jetën 2 shtetas kosovarë.

Ndërsa 6 të tjerët, mes të cilëve, ish zyrtarë të ALUIZNI-t, inspektorë të INUV Durrës dhe projektues akuzohen se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë kryer veprën penalë të shpërdorimit të detyrës.

Në kërkesën për masat e sigurisë, grupi i hetuesve të prokurorisë së Durrësit ka faktuar shkeljet e ndërtuesve dhe zyrtarëve të shtetit.

Por akuzat e prokurorisë janë kundërshtuar nga avokatët e të arrestuarve gjatë seancës me dyer të mbyllura që nisi prej orës 11 të paradites.

Policia preu 17 udhërarreste, por 8 të akuzuar i kanë shpëtuar arrestimit dhe janë në kërkim. Katër prej tyre janë arratisur në Itali para operacionit, ndërsa të tjerët kërkohen nga policia.

Në prokurorinë e Durrësit janë marrë në pyetje më shumë se 90 persona mes tyre inxhinierë, pronarë objektesh dhe zbatues.

Ndërsa hetimet përfshinë të paktën 60 kompani ndërtimi.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/vrasje-dhe-shperdorim-detyre-9-te-arrestuarit-termetin-sot-para-gjykates

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Free Traffic Exchange