“Lufta ndaj plastikës”, Qeveria ndalon përdorimin e pjatave, lugëve dhe gotave të plastikës

2019-12-17 0

Qeveria i heq nga përdorimi pjatat, gotat, lugët dhe pirunët e plastikës të cilat Shërbimi për Punë të Përbashkëta dhe të Përgjithshme i prokuron për institucionet shtetërore. Qëllimi është që të reduktohen mbetjet plastike, ndërsa për këtë qëllim përgatiten edhe ndryshime ligjore me të cilat do të ndalohet përdorimi i qeseve të najlonit për një përdorim.