Report TV - Mazhoranca vendos të miratojë nesër paketën anti-shpifje dhe shkarkimin e Arben Malajt

2019-12-17 0

Shumica parlamentare ka planifikuar të miratojë në seancën e nesërme plenare dy projektligjet e shumëdebatuar dhe të kontestuar kundër shpifjes në portale. Dy nismat, të miratuara me disa ndryshime në komisionet parlamentare, janë përfshirë për miratim në seancën plenare të së mërkurës me urdhër të kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Nisma e parë, për ndryshimin e ligjit për mediat audiovizive do të mbrohet nga Komisioni i Medias, ndërsa Komisioni i Ligjeve do të shprehet për dhënie mendimi. Nisma për ndryshimin e ligjit për komunikimet elektronike do të mbrijohet nga Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, ndërsa Komisioni i Medias do të shprehet për dhënies mendimi. Dy projektligjet miratohen me shumicë të thjeshtë. Paketa kundërshtohet nga opozita si dhe nga disa përfaqësues të medias. Paketa është kritikuar nga përfaqësues të OSBE, Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç.

Në këtë paketë përfshihen portalet, televizionet dhe radiot, por jo media e shkruar. Për çdo shkelje të parashikuar në ligj, AMA dhe Këshilli i Ankesave pranë saj do të luajë rolin e një ?gjykate paraprake? duke ndëshkuar shkelësin me masat e parashikuara që nisin që nga korrigjimi, gjoba, pezullim dhe heqje të licencës. Subjekti i ndëshkuar mund të bëjë ankim në bordin e AMA-s, brenda 30 ditëve nga vendimi i Këshillit të Ankesave. Ankimimi ndaj vendimit të Këshillit të Ankesave nuk pezullon ekzekutimin e vendimit, por bordi AMA shqyrton ankesën dhe shpall vendimin jo me vonë se 10 ditë. Kundër vendimit të bordit të AMA-s mund të bëhet ankimi në Gjykatën Administrative. Sipas ndryshimeve që i bënë paketës komisionet parlamentare, Këshilli i Ankesave do të përbëhet nga gazetarë dhe juristë me mbi 10 vite eksperiencë.