http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Aksident me vdekje në Fushë KrujëNjë 23 vjecar humbi jetën ndërsa një 17 vjecare mbeti e plagosur rëndë si pasojë e dy aksidenteve të ndodhura këtë të martë në fushë krujë dhe Lëzhë. Aksidenti më i rëndë u regjistrua rrugën nacionale fushë Krujë - Tiranë në afërsi të fshatit Larushk. Sipas policisë 23 vjeçari Asllam Milla po kalonte rrugën kur u përplas për vdekje nga një mjetin tip "Mitsubishi" që drejtohej nga një 41 vjecar. Për shkak të goditjes i riu ndërroi jetë menjëherë. Uniformat blu sqaruan se në momentin e aksidentit 41 vjecari po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara. Ai është shoqëruar në komisariat ku do të japë dëshminë e tij në lidhje me aksidentin. Ndërkohë në orët e para të mëngjesit në aksin Lezhë-Milot një tjetër këmbësore mbeti i plagosur pasi u përplas nga një automjet. 17 vjecarja po kalonte rrugën kur u përplas nga një mjet. E reja është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të lezhës dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë policia shoqëroi në komisarit drejtuesin e mjetit.