Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
E diela e pushimit më shumë se kudo ndihet në ?Qytetin Studenti?. Fundjava për ta vjen shumë shpejt dhe shumica e kalojnë atë duke shkuar në shtëpitë e tyre. Megjithëse do të dëshironin që aktivitetet ose gjallëria të ndihej në qytezën e vogël të të rinjve këtu ka kohë që këto rrugë janë kështu. Vetëm me raste ky qytet gumzhin nga zërat dhe këto herë studentët i numërojnë me gishta.
Ky qytet i vogël surprizat dhe aktivitetet i ruan për studentët vetëm në ditët e javës, të dielën ai hesht./tvklan.al
Gazetare ? Holta Zhiti