Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
30 minatorë të minierës së bakrit në Krastë janë ngujuar në grevë urie dje në mbrëmje në galeritë e saj. Protesta e minatorëve ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme. Ata kërkojnë shlyerjen e pagesave të premtuara nga drejtoria e Al Bakrit për kohën që nuk kanë qënë në marrëdhënie pune, gjatë procesit të privatizimit të kësaj miniere. Menjeherë dje në mbrëmje është nisur urgjent drjt minierës së Krastës në Bulqizë, drejtori i Al Bakrit.
Ministri Mustafa Muçi ka mbledhur stafin e tij për të diskutuar rreth menyrave të zgjidhjes të këtij problemi. Menjëherë pas mbledhjes është nisur për të parë nga afër gjendjen edhe një grup ekspertësh nga kjo ministri. Por sipas ministrit Muçi kërkesat e minatorëve të Krastës shumë shpejt do të gjejnë zgjidhje.
Minatorët janë shprehur se do të lënë menjëherë nëntokën sapo të premtohet apo sigurohet zgjidhja reale e problemeve të tyre./tvklan.al