Report TV -Librazhd/I jepet lamtumira e fundit Rezarta Hajdarit flasin familjaret

2019-12-16 1

LIBRAZHD- Tre ditë pas vdekjes së saj që shkaku ende mbetet mister, është përcjellë për në banesën e fundit, 19-vjeçarja Rezarta Hajdari, e cila ndërroi jetë më 13 dhjetor në dhomën e saj të gjumit, vetëm 5 ditë pasi ishte martuar. I helmuar së bashku me të mbeti edhe bashkëshorti i saj, Olsi Hajdari i cili ka dalë nga spitali ditën e djeshme dhe tashmë ndodhet pranë familjes së tij në fshatin Xhyrë të Librazhdit.

Në fillim pista kryesore e hetimit të policisë është se çifti u vetëhelmua me fostoksinë, ndërsa më pas kanë ngritur edhe pista të tjera si një helmim i mundshëm nga persona të tjerë. Ndërsa nga dëshmia e Olsi Hajdarit, 27-vjeç, bie poshtë pista e vetëhelmimit ose helmimit. Ai ngre dyshime se e gjitha mund të ketë ndodhur nga çlirimi i gazit nga ngrohja që kishin në dhomën e gjumit, mangall me prushë. Sipas dëshmisë së 27-vjeçarit ata kanë ngrënë bukë në mbrëmje dhe më pas ka qenë ai që ka marrë mangallën me prush, e ka vendosur në dhomë dhe kanë rënë të flenë gjumë së bashku me gruan e tij. Më pas ai thotë se nuk mban mend më asgjë. Tashmë do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që pritet të hedhë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë të ndarjes nga jeta të 19-vjeçares.libr