#rtvora #oranews
Kryeministri mban premtimin e dhënë ndaj dy vogëlushëve, Alesios dhe Aurelit.
Këtë të hënë, siç edhe kishte deklaruar, ai i mori me makinë dy djemtë për ti shoqëruar në ditën e tyre të parë të shkollës, që pas ndërprerjes nga tërmeti i 26 nëntorit.
"Duhet të jeni kampion në mësime", i porositi Rama ndërsa udhëtonin me mjet.
Më pas ai i pyeti nëse i kishin çantat në rregull.
Dy djemtë do të studiojnë në shkollën 9-vjeçare "Ahmet Zogu" në Kamëz.
Ata u pritën në oborr nga drejtori i shkollës. Rama shoqërohej dhe nga kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli.
Aureli është në klasën e parë dhe mirëseardhjen mësuesi së bashku me shokët dhe shoqet e reja të klasës ja uruan me uniformën e shkollës dhe një top futbolli.
"Do na nderosh" tha Rama.
Më pas kryeministri e dorëzoi Alesion në klasën e pestë.
Edhe për Alesion ishte rezervuar një top futbolli së bashku uniformën e shkollës.
"King, 10 dhe ndonjë 9, 8 e ndaluar," e porositi Rama.
Të dy djemtë vinë nga Thumana. Pavarësisht humbjeve tragjike që patën në familjet e tyre, fati ishte me ta duke i shpëtuar mrekullisht tragjedisë së 26 nëntorit.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/alesio-dhe-aureli-u-rikthehen-bankave-rama-i-shoqeron-ne-diten-e-pare-te-shkolles
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp