Fatos Nano në Pogradec me kryesocialistin bullgar - (3 Mars 2000)

2019-12-15 4

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Fillojnë bisedimet për projektet e përbashkëta të vendeve ballkanike ne kuadër të paktit të stabilitetit. Më 8 Mars do të mblidhen në Korçë ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë. Në këtë takim pritet të përfundoj hartimi i projekteve tre palëshe. Ndërkohë është përcaktuar të mblidhet në Tiranë dhe takimi midis shefave diplomacisë shqiptare, malazese dhe maqedonase. Por burime nga ministria e Jashtme konfirmojnë pamundësinë e afërt të mbajtjes së këtij takimi, përshkak të gjendjes në Malin e Zi.

Ndërsa dje kreu socialist Nano ka takuar në Pogradec kryetarin e PS bullgare, George Prevanov. Sipas Nanos, ky dialog do të bëj që e majta e re në rajon të punoj sëbashku me të njëjtat ide, programe e orientime europiane edhe në dobi të paktit të stabilitetit.

Partia Socialiste bullgare aktualisht është në opozitë, por sipas kreut të saj, të gjithë mund të kontribuojnë për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë ekonomike./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego