Basha: Tërmeti nxori në pah shtetin e kartonit! Berisha: Rama po tenton të varë në litar mediat

2019-12-15 0

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se tërmeti i 26 nëntorit ka nxjerrë në pah një shtet katoni, i rrënuar më parë nga babëzia e çdo pushtetari. Në aktivitetin e përvitshëm të Akademisë Politike i organizuar nga Forumi Rinor i PD dhe Fondacioni Konrad Adenauer, Basha u ndal të fliste për disa çështje, mes të tjera paketa Anti-Shpifje. Për kryedemokratin, kjo është një formë për të mbuluar të gjitha abuzimet e qeverisë Rama përgjatë këtyre 6 viteve në drejtimin e vendi. Teksa përsëriti edhe një herë pikat e planit të PD-së, për zgjidhjen e një sërë problemesh për të cilat përballet vendi, Basha bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë.

Nga ana tjetër, në të njëjtën lnjë me të, por me një gjuhë më të ashpër ka qenë edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Duke e etiketuar Ramën si një kriminel, armiku i të gjithë shqiptarëve, hajdut, cënues të fjalës së lirë, ish-kryeministri bëri thirrje që të bashkohet të gjithë shqiptarët për ta larguar atë nga drejtimi i vendit.