Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Brenda një jave 350 armë të kalibreve të ndryshme të vetëdorëzuara nga banorët e qytetit të Tepelenës. 150 mijë fishekë dhe 70 granata me gjithë ndesësat. Në këtë zonë, aksioni për grumbullimin vullnetar të armëve ka nisur me ritme të mira pasi këtë gjë e trgon fakti se qytetarët ndjejnë siguri, qetësi e bashkangjitur kjo me gadishmërinë 24 orëshe të policisë së qytetit.
Këtu është nisur nga qyteti i Tepelenës, për të kaluar më pas në bashkinë e Memaliaj dhe zonat e thella. Një mesazh ndërgjegjësimi ky për pikat nevralgjike nga ku janë rrëmbyer këto armë. Tani për tani, mjediset e komisariatit janë bërë sreha e armëve të mbledhura. Asnjë rast kundërshtie nuk është vënë re nga ky aksion në fazën e parë, e cila duket se në fazën tjetër të grumbullimit do të ketë fare pak punë./tvklan.al
Gazetare ? Holta Zhiti