Partitë opozitare shqiptare janë kundër idesë për një njësi zgjedhore, por i mbështesin listat e hapura. Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se disa muaj para zgjedhjeve, nuk ka kohë për ndryshime rrënjësore të modelit zgjedhor dhe për këtë propozojnë që në këtë periudhë kohore të korrigjohet pragu zgjedhor dhe për zgjedhjet e 12 prillit të zbatohen listat e hapura. Lidhur me një njësi zgjedhore, nga Aleanca thonë që ky model assesi s?mund ta ul për 9 apo 10 numrin e deputetëve shqiptarë, siç pohon BDI.