Kuvendi i Shqipërisë do të dëgjojë ditën e hënë në një seancë dëgjimore anëtarin e pezulluar nga detyra të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë Arben Malaj. Ai është thirrur për të dhënë versionin e tij për propozimin e qeverisë të shkarkimit nga detyra në bankën qendrore.
Në relacionin e Këshillit të Ministrave arsyetohet se zMalaj ka shkelur rregullat e etikës së sjelljes duke u shprehur disa herë për çështje politike, sidomos gjatë periudhës së zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit.
?Në vlerësim të sjelljes në raport me publikun, mund të konkludohet se Arben Malaj, në asnjë nga daljet publike nuk ka trajtuar çështje që mund t?i shërbejnë publikut për t?u informuar për veprimtari të Këshillit Mbikëqyrës. Temat e trajtuara prej tij në daljet publike janë të një natyre thellësisht politike?.
Qeveria pranon në projektvendimin për shkarkimin e Malaj, se kompetenca për të hequr një anëtar të Këshillit nga detyra është e Këshillit Mbikëqyrës, i cili më pas ia propozon Kuvendit, por nënvizojnë se nga ky organ nuk pati asnjë reagim.
?Këshilli Mbikëqyrës dhe anëtarët e tij refuzojnë pa asnjë justifikim ligjor të shqyrtojnë ose të reagojnë ndaj sjelljes joetike dhe në kundërshtim të hapur me rregullat e Kodit të Sjelljes të miratuar nga vetë ata?.
Në këtë rast, qeveria shprehet se në momentin që Këshilli nuk ka reaguar ndaj një rezolute të Kuvendit, në bazë të Kodit të Procedurës Administrative kompetenca për të vepruar i takon Kuvendit. Vetë Malaj është shprehur se do të ndjekë të gjithë hallkat gjyqësore për të ankimuar çështjen e shkarkimit, të cilën e konsideron të padrejtë.
Raporti i qeverisë është depozituar në kuvend dhe pritet të votohet në seancë plenare nga deputetët, një pjesë e të cilëve ish- kolegë të Arben Malajt, të ulur në të njëjtën anë të parlamentit.
Tv Klan