Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim kryebashkiakun e Janinës, Moses Elisaf. Veliaj vlerësoi kontributin e menjëhershëm të Greqisë, por edhe të Izraelit, pas tërmetit të 26 Nëntorit duke sjellë ndihma të ndryshme si dhe ekipe të kërkim-shpëtimit.
?E kemi falenderuar edhe qeverinë greke, edhe qeverinë izraelite, miqtë tanë që na kanë ndihmuar shumë. Ishte një solidaritet i jashtëzakonshëm dhe besoj se në kushte të tilla, kur zbulon se në ditën e nevojës, fqinjët grekë, italianë etj. janë aty për ty, kupton se humanizmi që na bashkon është më i fortë se çdo politikë apo debat që mund të kemi në ditë normale. Në ditën e fatkeqësisë zbuluam kush janë miqtë dhe fqinjët tanë të vërtetë, ndaj të falenderoj shumë?, tha kryebashkiaku, pa harruar të përmendë edhe miqësinë që bashkon shqiptarët me komunitetin hebre.
Kryetari i Bashkisë së Janinës, Moses Elisaf, tha se ky është hapi i parë drejt forcimit të lidhjeve mes dy qyteteve.
?Bashkia jonë ka kontribuar në rajonet e prekura për të ndihmuar në përmirësimin e gjendjes së qytetarëve në ato zona. Diskutuam me kryebashkiakun Veliaj për historinë mes dy qyteteve dhe historinë e komunitetit hebre të Janinës dhe Shqipërisë, lidhjet e ngushta mes këtyre dy komuniteteve në të kaluarën. Shpresoj që kryetari do ta vizitojë Janinën në muajt në vijim, është shumë e rëndësishme t?ju mikëpresim dhe njëkohësisht të vazhdojmë përpjekjet tona në funksion të thellimit të marrëdhënieve tona?, tha ai.
Në shenjë mirënjohje, kreu i Bashkisë së Tiranës i dorëzoi homologut të tij të Janinës ?Kullën e Sahatit?.
Tv Klan