Serbia është para një situate të ngjashme më atë të Shqipërisë. Opozita paralajmëron bojkotin e zgjedhjeve të pranverës. Milan Antonijeviç, nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Serbi, ka nisur një rrugë të vështirë.
Pajtimi i qeverisjes dhe opozitës është i vështirë pasi marrëdhëniet e tyre duken armiqësore si në mes të dy kombeve të ndryshme. Negociatat kanë filluar në Kuvend, por deri më tani nuk ka patur shumë rezultate. Antonijeviç thotë se disa ndryshime janë të domosdoshme, përfshirë edhe përgjigje për aferat e ndryshme.
Milan Antonijeviç, përfaqësues i Fondacionit për Shoqëri të Hapur: Shohim që po dalin në pah shumë afera. Qytetarët presim një prokurori më aktive për të gjitha këto çështje, si para ashtu edhe gjatë zgjedhjeve.
Pas negociatave të nisura nga shoqëria civile, partia e Presidentit ka premtuar se do të përmbushë kërkesat. Por, qëndrimet duket se largohen shpesh. Antonijeviç, nuk është shumë i sigurt se cili do të ishte efekti i bojkotit pasi përmend Shqipërinë. Por, thotë se gjithsesi BE duket se e ka kuptuar rëndësinë e ndryshimeve.
Milan Antonijeviç: Komisioni dhe Parlamenti Europian që kanë marrë përsipër këtë proces, e shohin qartë situatën. Duhen ndryshuar shumë gjëra për një vlerësim të ndershëm të zgjedhjeve.
Bashkimi Evropian ka hartuar një listë për ndryshime që kryesisht kanë të bëjnë me median që opozita e konsideron si të kapur nga partitë në pushtet dhe kërkojnë më shumë kohë në liri mediatike para se të bëhen zgjedhjet dhe si zgjidhje shohin bojkotin.
Tv Klan