SHIJAK- Aksi rrugor që lidh Shijakun me Durrësin edhe pse është një aks mjaftë i rëndësishëm vijon të jetë në një gjendje të mjerueshme infrastrukturore. Një qytetarë nga zona ka denoncuar me video gjendjen e kësaj rruge që është kthyer në një makth të vërtetë për banorët që jetojnë aty por edhe për të gjithë të tjerët që përdorin këtë aks.
Gropat që janë krijuar në këtë rrugë krijojnë vështirësi për kalimin e automjeteve të cilët jo vetëm që humbin shumë kohë duke kaluar në të, por rrezikojnë të dëmtojnë edhe makinat e tyre. Edhe pse banorët prej vitesh presin që rruga të rregullohet kjo situatë vijon të jetë e njëjtë. Ky aks jo vetëm lidh Durrësin me Shijakun por shërben edhe për një numër të konsiderueshëm biznesesh, por me këtë gjendje tejet të amortizuar bizneset po shkojnë drejt falimentimit. Aksi rrugor Durrës-Shijak i gjatë 8 km përshkon zonën industriale me të rëndësishme në vend, por prej dy dekadash rruga është lënë në harresë të plotë. Pavarësisht ankesave të shumta të banorëve dhe bizneseve që operojnë në këtë zonë, askush nuk ka ndërhyrë për riparimin e saj.Ndërkohë rreth një vit më parë banorët e këtij aksi dolën në protestë duke bllokuar qarkullimin e mjeteve, madje janë ankuar edhe herë të tjera por përsëri nuk ka patur ndërhyrje.