Durrës/ Hetim për shkollën e shembur, u përurua në nisje të fushatës në vitin 2009

2019-12-14 5

Kjo është shkolla 9 vjeçare ?Neim Babameto?, e cila ka rreth 900 nxënës. Me një fond prej 90 milionë lekësh shkolla ?Neim Babameto? u ndërtua nga e para në vitet 2007-2008.


Këtu ishte shkolla Neim Babameto, në Durrës, e cila u shemb nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i 26 nëntorit. Krahas hetimit mbi 7 objektet e banimit ku humbën jetën 23 persona, një nga dosjet kryesore të hetimit do të jetë pikërisht edhe kjo shkollë.

Për këtë arsye prokuroria ka sekuestruar dosjen e historikut të rindërtimit të kësaj shkolle. Burime të prokurorisë bëjnë me dije për Top Channel, se krahas hetimit për shpërdorim detyre, pritet që hetimi të zgjerohet më tej edhe për veprën penale të korrupsionit.

Në dosjen hetimore tashmë janë faktet se cila ka qenë firma projektuese dhe ajo zbatuese e projektit të shkollës. Kush ka qenë inxhinieri zbatues dhe çfarë ka pasur në përmbajtje të tij plan projekti.

Prokuroria e Durrësit, edhe në këtë shkollë, në prani të ekspertëve të Institutit të Ndërtimit, ka marrë mostra hekuri edhe betoni për të kuptuar cilësinë e ndërtimit të shkollës.

E po ashtu, po hetohet edhe se sa ka qenë fondi limit për rindërtimin e shkollës tashmë të shembur.

Në vitin 2008, pasi shkolla u rindërtua vihet në funksion të nxënësve, por drejtori i atëhershëm i shkollës, Mark Laska, nuk e mori në dorëzim. Kjo për shak të cilësisë së dobët të punimeve të kryera nga ish-shoqëria ?Enrezo?, me pronar Enver Shalën.

Një vit më pas, në prill të 2009-ës, kjo shkollë inagurohet nga ish-kryeministri Berisha, në nisje të fushatës elektorale.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Durres#Hetim#TopChannel