Korea Veriore ka bërë një ?test të rëndësishëm? në një zonë satelitore për të forcuar prezencën e saj bërthamore, raportojnë mediat vendore.
Bisedimet në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Veriore rreth programit bërthamor kanë mbetur të ngrira. Pyongyang ka vendosur një afat përfundimtar deri në fund të vitit për SHBA-në që të vendosë koncensione të reja, dhe ka theksuar se do të ndërmarrë masa nëse kjo nuk do të ndodhë. Nuk është ende e qartë se çfarë ka testuar Korea Veriore. Ankit Panda, ekspert nga Korea Veriore për Federatën e Shkencëtarëve Amerikanë, tha për BBC se ky mund të jetë një test tokësor i motorit të raketës balistike.
Korea Jugore kishte paralajmëruar më herët për këtë testim. Presidenti Donald Trump tha se ende shpreson në arritjen e një marrëveshjeje me Korenë Veriore. Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u takua të mërkurën me kërkesën e SHBA-së për të diskutuar rreth programit të armëve të Koresë Veriore pas rritjes së tensioneve. Korea Veriore e ka quajtur këtë takim ?provokim serioz?.
Trump e kishte vendosur si pikë kryesore në agjendën e tij të politikës së jashtme për vitin 2018, marrëveshjen me Korenë e Veriut.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KorejaVeriut#TopChannel