Tërmeti/9 ndërtues në pranga! 9 në kërkim, 2 ish-kandidatë të LSI! 7 arratisen jashtë vendit

2019-12-14 1

DURRËS- Kur po bëhen tre javë nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit që la pas 51 viktima, kanë nisur arrestimet e personave përgjegjës për sigurinë e ndërtesave që u shembën. Prokuroria e Durrësit lëshoi mbrëmë 18 urdhër arreste për zyrtarë, ndërtues, inxhinierë dhe specialistë. Nga veprimet e hetimore ka rezultuar se dëmtimet, shembjet e këtyre godinave dhe pasojat në jetët e njerëzve kanë ardhur dhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit.

Nëntë persona janë arrestuar deri tani, nëntë janë në kërkim, teksa disa prej atyre pas tërmetit janë larguar jashtë vendit. Të arrestuarit janë Arben Isaku, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar për "Shpërdorim detyre?. Për shembjen e pallatit 6-katësh në lagjen nr. 6 ku vdiqën dy persona janë arrestuar; -Klajdi Lame 32 vjeç, inspektori i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik, Albrend Qetka 35 vjeç në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës dhe Defrim Celami 44 vjeç, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik, të tre të dyshuar për shpërdorim detyre. Kujtim Hasa 53 vjeç u arrestua në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme ku vdiq kryekomisari Bajram Hajdarmataj, i dyshuar për vrasje me dashje. Gjithashtu po për shembjen e kavaleshencës është arrestuar edhe Ahmet Doda 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit, i dyshuar si autor i veprës penale ?Shpërdorimi i detyrës?.

Free Traffic Exchange