Report TV -Edukimi përmes artit, 500 nxënës kënduan dhe kërcyen tek ArTurbina

2019-12-14 1

Për rreth tre muaj rreth 500 fëmijë të shkollave 9-vjeçare i janë bashkuar projektit të edukimit përmes kulturës. Një aktivitet që kishte në qendër garën, por edhe solidaritetin mes fëmijëve, duke mundësuar forcimin e marrëdhënieve mes tyre.

Artistët edhe specialistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit  sollën në këtë edicion të pestë të ?Eja, këndo me ne? nxënësit e trajtuar në 50 shkolla të kryeqytetit, dhjetë shkolla më shumë se në projektet e shkuara. Së bashku me fëmijët ata kanë punuar për  performancat e tyre në korë, balet, duke e zgjeruar këtë iniciativë në ?Eja këndo edhe kërce me ne?.

Pesëqind artistët e vegjël u ngjitën në skenën e Artubinës, për të sjell një shembull kurajoje, për të gjithë moshatarët e tyre, të cilët po vuajnë pas tërmetit të datës 26 nëntor që përshkroi vendin tonë.