1 milion Dollare per manifestin e Lojerave Olimpike

2019-12-14 0

Ndërsa atletët anembanë globit përgatiten të shkojnë në Tokio verën e ardhshme, një artefakt 127-vjeçar që tregon themelimin e Lojërave Olimpike moderne, pritet të akumulojë 1 milion Dollarë.

Manifesti origjinal i Lojërave Olimpike, dëshmi e fortë e qëndrueshmërisë dhe origjinës së konkursit ndërkombëtar, pritet të dalë në akand javën e ardhshme nga shtëpia e famshme ?Sotheby?.

I botuar në frëngjisht nga themeluesi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Pierre de Coubertin në 1892, dokumenti përshkruan arsyetimin për ringjalljen e Lojërave të lashta Greke.

Richard Austin, kreu i Departamentit të Librave dhe Dorëshkrimeve në Sotheby, thotë se rivendosja e Lojërave Olimpike kishte për qëllim vendosjen e paqes mes kombeve, duke zhvendosur garën nga betejat luftarake në sport.

Katër vjet pas hartimit të manifestit, lojrat moderne u mbajtën në Athinë të Greqisë.

Sotheby pretendon që më 18 Dhjetor dokumenti të vlerësohet maksimalisht, nisur edhe nga eksperienca në të kaluarën ku ka shitur objekte të ngjashme deri në vlerën e 4 milionë Dollarëve.

Tv Klan

Free Traffic Exchange