http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Drejtuesi qendror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, Bledi Çuçi ka shpjeguar se pas vlerësimit fillestar te dëmeve te shkaktuara nga tërmeti, prej 8 dhjetorit qeveria po punon për hartimin e raportit përfundimtar për te gjitha demet. Ne një konference për shtyp Çuçi ka theksuar se te gjitha te dhënat po mblidhen dhe përpunohen ne mënyrë elektronike nëpërmjet një formularit te standardizuar. Bledi Çuçi: Ky formular i unifikuar shërben si instrumenti bazë për mbledhjen e të dhënave të vlerësimit në Aktin e Konstatimit nga Grupi përkatës i Verifikimit. Sikurse e kemi njoftuar edhe më herët mbi 100 grupe inspektimi kanë verifikuar banesat e dëmtuara nga tërmeti në të gjithë qarqet Durrës, Tiranë e Lezhë. Dhe në përbërje të këtyre grupeve kemi angazhuar rreth 300 inxhinierë, përfshirë edhe ekspertë e konstruktorë të huaj. Sistemi elektronik i mbledhjes se te dhënave do te shërbejë edhe si baze për ndihmën qe partneret ndërkombëtare do t?i ofrojnë Shqipërisë. Këto të dhëna do janë edhe baza e informacionit për hartimin e Raportit Përfundimtar për Dëmet, si një dokument themelor për organizimin e konferencës së donatorëve dhe sigurimin e mbështetjes së partnerëve tanë ndërkombëtarë në procesin e rindërtimit.Konferenca e donatoreve do te zhvillohet ne Tiranë, e vjen pas ndihmës se pare qe Brukseli dha për Shqipërinë ne vlerën e 15 milionë eurove.