Report TV -Basha zyrtarisht në gjyq për lobimin rus, dosja dërgohet në gjykatë në limitet e afatit

2019-12-12 0

TIRANE-Sot në ditën e fundit të afatit, prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjykatë dosjen kundër kreu të PD-së, Lulzim Basha, ish-sekretarit të përgjithshëm të kësaj force Arben Ristani dhe financierit Ilir Dervishi. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se dosja e dërguar nga prokuroria është regjistruar në sekretarinë e gjykatës së Tiranës mesditën e sotme, ndërsa tashmë pritet që brenda 10 ditëve të hidhet shorti për të përcaktuar trupën në seancën paraprake. Pas përcaktimit të trupës, gjykata në seancën paraprake mund të marrë tre vendime; të rikthejë dosjen, ta kalojë në gjyq ose ta pushojë për mungesë provash për akuzat që janë ngritur.