Vora, Durrësi e Shkodra pa kryetar/ Shehi: Të bindur që i fitojmë...sinjale për thyerjen e bojkotit

2019-12-12 0

Durrësi, Vora dhe Shkodra aktualisht janë pa një kryetar Bashkie. Sako dha dorëheqjen, e ndërsa Agim Kajmaku dhe Valdrin Pjetrin për shkak të dekriminalizimit i kanë lënë këto tre qytete pa një drejtues. I pyetur se përse opozita nuk kërkon ribërjen e zgjedhjeve në këto tre vendi, SHehi tha se është një proces i ngatërruar juridik, por se nuk i trembet kësaj gare.

"Nga ana juridike është paksa e ngatërruar, në Durrës e Vorë nënkryetarin. Këtë lloj testi nuk kemi frikë ta bëjmë dhe jemi të bindur se do e fitojnë, si në Durrës edhe Vorë e Shkodër. Sepse kjo politika ua ka sjellë në majë të hundës, por edhe zemrat që janë lënduar nga tërmeti", tha Shehi.