Ftesa e Rames per termetin, aleatet e Bashes te ndare

2019-12-12 1

Ftesa e Kryeministrit Rama drejtuar Lulzim Bashës, për të bashkëpunuar në procesin e rindërtimit të objekteve të prekura nga tërmeti shihet në forma të ndryshme në kampin opozitar.
Teksa vetë Basha e ka refuzuar uljen më Ramën në një tryezë, aleati i tij, Agron Duka ka një kusht, plotësimi i të cilit do ta bënte që ta pranonte ftesën.
?Nëse Rama kërkon siqerisht të bashkëpunojë, jam i gatshëm të jap kontribuin tim por jo për sot. Unë e njoh mirë zonën dhe banorët e Shijakut, i di problemet. Pranon Rama që të monitoroj unë fondet dhe ndërtimet që do bëhen, po pranon, eja ta shikojmë.?
Megjithatë Duka, si pjesa tjetër e opozitës thotë se ftesa e kryeministrit Rama është e pasinqertë, ç?ka i bën ta refuzojnë bashkëpunimin.
?Nuk bën ftesë të sinqertë bashkëpunimi, Rama?.
Kryetar i LZHK, Dashamir Shehi u shpreh: Për cfare të ishim për kornizë, për pikturë? Rama bën politike më tërmetin. Përgjegjësia është e tij.
Aleatët e Bashës thonë se krahas dy paketave me propozime, opozita spostoi të gjithë axhendën e saj politike për t?i ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti, përfshi edhe punën për reformën zgjedhore, drafti i të cilës pritet të jetë gati brenda muajit dhjetor.