Report TV -Rama në familjen Meçja, kryefamiljari mes lotëve Mbesa nën rrënoja më thërriste

2019-12-12 0

Ajet Meçja nuk e kishte menduar që mëngjesin e 26 nëntorit, do të zgjohej nën dridhjet e vdekjes, e më pas do të përjetonte dhimbjen më të madhe të jetës: atë të humbjes së vajzës, mbesës së vogël dhe gruas së tij.

Babai i Diana Meçjes, e cila edhe pse doli nga rrënojat e gjallë por që humbi jetën në spital, ka rrëfyer tmerrin që përjetoi mëngjesin e 26 nëntorit teksa u vizitua nga Kryeministri Edi Rama.

?Si mund të zgjidhet halli kur njeriut i ikin njerëz. Ne jetët që ikën nuk i kthejmë dot. Gjyshja ime thoshte se vdekja: zgjedh dhe nuk pyet për radhë dhe shpeshherë zgjedh më të mirët. Për një të keq merr disa të mirë.?-u shpreh Kryeministri Rama.