Tërmeti i 26 Nëntorit ka nxjerr jashtë funksionit spitalin e Laçit. Urgjenca është zhvendosur në mjediset e një kishe ndërsa shërbimet e tjera spitalore dhe pacientet e planifikuar po asistohen në spitalin e Lezhës dhe në Mamurras.
?Spitalit ju vu shiriti, kemi ofruar shërbim, tani jemi sistemuar këtu kemi laborator, urgjenca funksionon normalisht... shërbimi për pacientët po jepet në Spitalet e Lezhës?, ka deklaruar Astrit Beci, drejtor i operatorit të shërbimit për veriun.
?Për disa ditë shërbimi i urgjencës për banorët e Laçit është dhënë në çadra, që ishin vendosur pikërisht në këtë vend. E po këtu do të ndërtohet edhe urgjenca e re.
?Brenda dy javëve ne do të ndërtojmë urgjencën e re e cila do të funksionojë deri në ndërtimin e spitalit te ri?, tha Beci.
Tërmeti i 26 nëntorit ka dëmtuar 12 objekte shëndetësore. Ministria e shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga Mamurrasi the se të gjithë do të rikuperohen në një kohë të shpejtë.
? Për dëmtimet e rikuperueshme ne kemi marrë masat që të fillojë menjëherë puna për rehabilitimin, sikundër kemi bërë me spitalin e Durrësit, me disa shërbime në QSUT, etj, ndërsa do të përfshijmë në planin e rindërtimit objektet me dëmtime të rënda siç është qendra shëndetësore 24 orëshe e Mamurrasit apo spitali i Laçit?.
Referuar të dhënave zyrtare përgjatë dy javëve janë kryer mbi 6 mijë vizita mjekësore dhe rreth 1500 vaksinime kundër gripit pranë banorëve të sistemuar në hotele apo në pikat e emergjencës.