KUKËSI- Pensionistët e Kukësit solidarizohen me të prekurit nga tërmeti. Ata shprehen se janë dakord që qeveria t?i kalojë fondin për shpërblimet për festat e fundvitit të prekurve nga tërmeti.
Para gjendjes së jashtëzakonshme në tre qarqe të vendit, qeveria do të rishikonte vendimin për fondin e shpërblimeve të pensionistëve për fundvit. Në vendimin e miratuar më 6 dhjetor theksohet se ndalohet përdorimi i fondit të veçantë të institucioneve për festat dhe shpërblimet.