Ruajtja e Adriatikut, Klosi: Monitorim, pastrim dhe turizëm - News, Lajme - Vizion Plus

2019-12-12 2

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Hapësira detare Sazan - Karaburun bën pjesë në zonat e veçanta me ndjeshmëri mjedisore, por të tilla në Adriatik ka shumë, ndaj dhe vendet e Mesdheut diskutuan sot në Tiranë problemet që lidhen me ruajtjen e tyre.Alarmi më i madh vjen nga ndotja që shkaktojnë krocerat apo anijet e mëdha, çka kërkon sipas autoriteteve shqiptare një monitorim më të madhe e të koordinuar.?Është një det që duhet monitoruar në mënyrë unike dhe prandaj ne jemi pjesë e kësaj iniciative për të pasur mundësinë që të realizojmë dy objektivat tona të mëdha; e para është zhvillimi i turizmit blu në Shqipëri, pra të afrojmë detin shqiptar për të bërë më shumë turizëm dhe ne e dimë që kemi shumë nevojë pasi ajo është ura jonë më e madhe lidhëse me BE dhe mbarë botën. Edhe ta monitorojmë ashtu siç duhet për të pasur mundësinë që atë që bëjmë në tokë ta bëjmë edhe në det.?Ekspertët kanë identifikuar tre pika në të cilat po punon Ministria e Mjedisit për ruajtjen e hapësirës detare.?Ministria mjedisit ka filluar të punojë në detin 1) me monitorimin , që do të thotë se të dimë se cfare po ndodh në det , 2 ) me pastrimin kemi probleme me mbetjet urbane 3 ) infrastrukture, kemi mungese infrastrukturës dhe kjo ka nje impakt ne aktivitetet. Ndotja me e madhe e mbetjeve urbane vjen nga lumenjtë, pasi bashkia i hedh ato ne buzë te lumit dhe përfundon ne det.?Ministria e Mjedisit është e vendosur ndërkohë që ti japë fund edhe përdorimit të qeseve plastike vitin tjetër.

Free Traffic Exchange