Ekspertët izraelitë janë duke kryer inspektime në Durrës, ku po bëhet një prezantim i metodologjisë së rindërtimit të godinave të dëmtuara nga ekipi i ushtrisë izraelite.
Bashkë me grupin izraelit janë edhe punëtorët e bashkisë Durrës. Ekspertët izraelitë thonë se në ndërtimin e mureve, përveç brezave ka rëndësi dhe vendosja e tullave me vrima, e cila duhet bërë gjatësore, jo horizontale, në mënyrë që të mbushen me llaç dhe t?i qëndrojnë goditjeve sizmike.
"Unë mund të vij të jetoj në këtë apartament bashkë me fëmijët e mi. Kur themi ka siguri, ka siguri; nëse them do ndërtojmë do ndërtojmë; kur muret janë shumë të dëmtuara prishen. Disa prej dëmeve janë të riparueshme. Mund të përforcohet muri, edhe nëse ka përplasje; dëmet janë një sfidë por realizohen. I kanë vendosur tullat gabim, në një pjesë të madhe të objekteve që kemi inspektuar. Qytetarët duhet të përdorin shkumën për të siguruar apartamentet e tyre. Kjo e bën tullën më stabël. Është e rëndësishme për të mbyllur hapësirën mes tullave, nëse ka", u shpreh kolonel Golan Vach?
Në zonat e dëmtuara nga tërmeti vijojnë inspektimet e godinave në terren nga grupe inxhinierësh vendas dhe të huaj.