SPAK 'shkrin' Krimet e Rënda/ Donika Prela, Arta Marku dhe Anton Martini përkohësisht në Tiranë!

2019-12-12 0

TIRANE- Nga data 19 Dhjetor Prokuroria e Krimeve të Rënda do të pushojë së funksionuari. Një javë nga ngritja e SPAK Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur transferimin në Prokuroritë e rretheve të prokurorëve të Krimeve të Rënda që kanë mbajtur në duar edhe dosjet më të bujshme të drejtësisë në vend.

Në mbledhjen e sotme të, KLP vendosi transferimin e tyre drejt prokurorive të Shkallës së Parë,Tiranë, Shkodër dhe Korçë. Në Tiranë do të vijojnë të qëndrojnë Besim Hajdamataj, Elisabeta Imeraj, Manjola Kajana dhe 7 prokurorë të tjerë të caktuar përfundimisht në këtë post.Ndërsa përkohësisht ashtu si në detyrën e kryeprokurores u emërua edhe Arta Marku, së bashku me shefen e Krimeve të Rënda Donika Prela dhe anëtarin e SPAK, Anton Martini.