Shpërndahet parlamenti i Izraelit, zgjedhjet e reja më 2 mars

2019-12-12 0

Izraeli do të mbajë zgjedhjet e reja të përgjithshme më 2 mars 2020.

Këto do të jenë zgjedhjet e treta në më pak se një vit, pasi parlamenti vendosi të shpërndahet si pasojë e pamundësisë së formimit të qeverisë së re.

Asnjëra nga partitë politike, nuk arriti që të formojë një shumicë parlamentare për formimin e qeverisë. Partia Likud e kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ajo Bardh e Blu e ish-gjeneralit, Benny Gantz, zhvilluan bisedime për mundësinë e një koalicioni të gjerë, mirëpo nuk arritën pajtim.

Zgjedhjet e ardhshme, megjithatë, do të mbahen nën hijen e një aktakuze për korrupsion ndaj kryeministrit Netanyahu, e cila u shpall muajin e kaluar. Netanyahu, 70 vjeç, ka akuzuar autoritetet ligjore për përpjekjen e një ?grusht shteti?.

Kritikët pohuan se Netanyahu po përpiqej të minojë shtetin e së drejtës dhe të vendosë një temë të fushatës zgjedhore duke e portretizuar veten si viktimë e komplotit. Si kryeministër, Netanyahu nuk ka asnjë detyrim ligjor të japë dorëheqjen si rezultat i aktakuzës, dhe ndërsa është në detyrë, ai mund t?i kërkojë legjislaturës imunitet nga ndjekja penale.

Netanyahu do të mbetet në këtë post deri sa të formohet një qeveri e re ? një proces që mund të zgjasë disa muaj, pas zgjedhjeve të marsit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Israel#Netanyahu#TopChannel