Publikimi i dokumentave Meta-Ollbrajt - (26 Shkurt 2000)

2019-12-12 2

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Publikimi i teksteve të bisedimeve sekrete në Tiranë, midis sekretares amerikane të shtetit Medlin Ollbrajt dhe kryeministrit Meta, ka tronditur sot qeverinë shqiptare. Procesverbali ka dalë nga një zyrë shtetërore së cilës gazeta i ruajti anonimatin për të mos e rrezikuar nga nxjerrja e sekretit shteëror. Dokumenti i botuar në dy faqe të gazetës ?Koha Jonë? ka zbuluar konfliktin aq shumë të përfolur Brenda PS-së, midis kryetarit Fatos Nano dhe kryeministrit Ilir Meta. Ky i fundit në takimin që pati me Ollbrajt, citohet ti ketë thënë asaj:

?Jam i shqetësuar për disa deklarime të kohëve të fundit të zotit Nano në krye të PS. E shoh që shqetësimi i zotit Nano ka arritur deri tek ju. Mendoj që lufta kundër korrupsionit pavarësisht nga qëllimi i mirë nuk duhet të përdoret për përfitime personale politike dhe për të destabilizuar qeverinë?.

Kështu i ka formuluar akuzat ndaj kryetarit të partisë së tij kryeministri Meta, akuza që shkojnë deri në destabilizim të qeverisë. Përgjigjet e Metës kanë ardhur si rezultat i disa kritikave të zonjës Ollbrajt, sipas të cilave korrupsioni në shqipëri ka depërtuar në institucione. Në dokumentin sekret sekretarja amerikane citohet të ketë thënë:

?Zoti Nano ka hedhur idenë e dialogut me opozitën, është angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe ka kontribuar në shkarkimin e dy ministrave për korrupsion?.

Zonja Ollbrajt ka tërhequr vëmendjen e kryeministrit shqiptar edhe për problemet e tjera si transparenca për korrupsionin, marrëdhëniet me opozitën, pakti për stabilitetin etj. Publikimi i dokumentit sekret solli shkarkimin e menjëhershëm të zv/ministrit Blushi si dhe rihapi edhe njëherë konfliktin e shuar përkohësisht midis dy grupimeve në PS./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori