Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
I kushtoi shtrenjtë Lionel Zhospe deklarata e tij në universitetin e Çisjordanisë se sulmet e Esbollahut ndaj Izraelit janë terroriste. Kryeministri francez u sulmua nga filopalestinezët që e prisnin jashtë godinës me gurë, sende të forta dhe nga individë të caktuar. Policia palestineze ka hyrë me vonesë vetëm kur Zhospe kaloi pikën kritike dhe mundi të largohej me një makinë të blinduar. Viktima kanë qënë disa gazetarë që mbetën të plagosur, të cilëve autoritetet palestineze ju kanë kërkuar falje zyrtare.
Për herë të parë në manastirin e Santa Katerinës në malin e SInait shkeli një Papë. Mali i Sinait sipas legjendës biblike është vendi ku Moisiut ju shfaq Zoti dhe tha 10 urdhrat e tij të shenjta. Papa Gjon Pali II u pritë në Santa Katerina nga peshkopi grek-ortodoks mosinior Damianos.
Të pafajshëm ka qenë ky vendimi i një jurie të përbër nga 4 gra me ngjyrë dhe 7 të bardha për katër policët të cilët një vit më parë vranë në Bronx të Nju Jorkut një afrikan. Pasi ka diskutuar për 20 orë juria vendosi ti quaj të pafajshëm policët të cilët para një viti vranë përpara shtëpisë së tij emigrantin afrikan me pretekstin se ishte i armatosur. Protestat e familjes dhe komunitetit me ngjyrë kanë përfshirë Bronxin menjëher pas vendimit të gjykatës./tvklan.al
Gazetare ? Mirela Milori