Ndër të para shtete që u treguan të gatshëm për të na ndihmuar pas tërmetit, ka qenë Turqia. Trupa të kërkim shpëtimit, ndihma materiale, madje do të ndërtojnë edhe 500 shtëpi për personat e mbetur në qiell të hapur pas asaj lëkundje shkatërrimtare në orën 03:54 të 26 nëntorit. Për këtë ndihmë, Rama i ka nderuar me medalje ari, e cila i është dorëzuar ambasadorit të Turqisë në vendin tonë, Murat Ahmet Yoruk. Në fjalën e tij, ai e cilësoi si një detyrim moral.
"Ne të gjithë e kemi përjetuar këtë gjë që ndodhi, këtë tërmet katastrofik në orët e para të mëngjesit, por si komb, si vend ashtu siç e kemi përjetuar edhe ne këtë shije të hidhur, ne e ndjemë një detyrë krejt të natyrshme të ndihmonim vëllezërit dhe motrat tanë. Së pari ishte një detyrë humanitare", tha përfaqësuesi i Turqisë.