Report TV -Rama 'i frikësuar' në ndarjen e medaljeve: Më falni nëse i jap Serbisë, atë të Kosovës

2019-12-12 0

Në momentin e ndarjes së medaljeve kryeministri Rama tha se "Dua marrë një masa paraprake të një ndjese nëse ndonjë merr të tjetrit do të thoja se edhe ngatërresa shkon në të njëjtin drejtim. Nëse ambasadorit të Serbisë do i bjerë medalja e Kosovës apo e Izraelit të Turqisë merreni si një lapsus dhe jo provokacia. Të gjitha medaljet janë të arta dhe dua ta filloj nga Kosova dhe ti kaloj medaljen për FSK-në dhe zjarrfikëseve" tha ai.