Burgu i Tiranës feston 57 vjetorin - (26 Shkurt 2000)

2019-12-12 1

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Burgu i Tiranës feston sot 57 vjetorin e tij. Në vitin 1943 ministria e Punëve Botërore të asaj kohe vendosi shndërrimin e një kazerme fashistë në burg të sigurisë së lartë, përshkak të rritjes së numrit të të burgosurve gjatë kohës së luftës.

Gjatë kohës së diktaturës komuniste burgu i Tiranës u destinua për izolim nga shoqëria të elementit armik dhe kriminelët e luftës. Si shkak i mbipopullimit mjaft sëmundje turbekulare goditën të burgosurit. Më pas ky burg mori karakterin e burgut tranzit ku përveç të dënuarve të përhershëm vinin të dënuar nga të gjitha burgjet e më pas shpërndaheshin në burgje të tjera të vendit. Sot në këtë burg ndihet dora e reformës ligjore bazuar mbi aktet e të drejtave të njeriut.

Në përvjetorin e 57 të tij shkoi dhe ministri i Drejtësisë Ilir Panda, drejtori i përgjithshëm i burgjeve Xhaferri. Drejtori i burgut Xhemal Qefalia pasi bëri një hitori të burgut 313 dhe ndryshimet e bëra në vite ftoi krerët e drejtësisë të vizitonin disa ambjente të tij. Në këtë burg një vend të veçantë zë edhe sektori i grave.

Efektivi ushtarak në burgun e Tiranës kap shifrën e 137 vetëve, ku me shërbimet 16 orëshe ruajn sigurinë dhe rendin. Më pas disa nga trupat special të burgut kanë kryer disa ushtrime force dhe manovra ushtarke. Me ndryshimet e bëra drejtuesit e burgut të Tiranës shpresojnë që ti qëndrojnë deri në fund parrullës ?në burg hyn njeriu, krimi qëndron prapa portës?./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj

Free Traffic Exchange