Debat për ligjin e online/ Grupet e interesit kërkojnë ndryshime

2019-12-12 30

Përpjekja e qeverisë për disiplinuar xhunglën e portaleve online, kanë shkaktuar debate të forta në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Shoqatat që mbrojnë të drejtat e gazetarëve mendojnë se ky draft ligj mund të kufizojnë lirinë e medias shqiptare.


Mimoza Kociu nga shoqata e gazetarëve profesionistë tha në komisionin parlamentar se këto shqetësime për draft-ligjet nuk është një histori e re.

Në këtë tentativë të nevojshme për ti vënë fre abuzimeve dhe prodhimit të fake news nga portalet anonime, qeveria është duke u përballur edhe me sugjerimet e ndërkombëtarëve. Në komisionet parlamentare një ditë më parë përfaqësues të OSBE, BE, Këshillit të Europës dhe UNDP, kërkuan rishikimin e variantit të tretë të projekt-amendamenteve të ligjit për median.

Në thelb ligji kërkon të vërë rregull dhe të zbardhë çështjen e pronësisë, financimeve si dhe të detyrojë mediat on line që ti përgjigjen ligjit veçanërisht kur dezinformojnë apo prodhojnë fake news. Ndërkombëtarët kanë kërkuar që ligji të detyrojë portalet, heqjen e pjesëve të papërshtatshme në publikimet e tyre.

Në Shqipëri aktualisht janë mbi 800 portale, pjesa dërmuese e të cilave notojnë në informalitet.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Online#TopChannel

Free Traffic Exchange