?Historia ime? ka sjellë ditën e sotme, historinë e pazakontë të një gruaje 60-vjeçare, e cila prej 7 vitesh rrit e vetme mbesën e saj. Ollga Belloshaj i është bërë nënë mbesës së saj, ndërkohë që e ema biologjike e ka braktisur në shinat e trenit.
Ajo ka treguar se djali i saj është martuar me mblesëri para 8-vitesh, por nusja nuk ka dashur të bëjë celebrim me burrin e saj. Nga kjo marrëdhënie erdhi në jetë nje vogelushe. Mosmarrvëshjet e shumta mes çiftit bënë që martesa të mos funksiononte. Ajo u largua nga shtëpia e burrit dhe nuk u kthye më. Sipas Ollgës, e ëma e vogëlushes e braktisi fëmijën e saj, u martua me një tjetër person dhe u largua drejt Greqisë.
Ollga u kujdes për mbesën e saj, e cila sot e thërret atë mama, por problemi i vetëm është se nuk mund ta regjistrojë vajzën, si pjesë të trungut të saj familjar sepse i mungon firma e nuses.