Report TV -Veliaj: Bonus qiraje për të gjitha familjet që jetonin në konviktet e Qytetit Studenti!

2019-12-12 0

Familja Gjergo është nga familjet që prej disa vitesh jetonin në ambientet e konviktit 15 në Qytetin Studenti. Por, amortizimi dhe tërmeti i 26 nëntorit bëri që kjo godinë të shpallej e pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit, ndërsa Bashkia e Tiranës vendosi t?i trajtojë si të gjithë familjet e tjera të prekura nga tërmeti, me bonus qiraje me vlerën e tregut. Sot 4 pjesëtarët e kësaj familje, falë mbështetjes me bonus qiraje, janë akomoduar në një apartament të ri me kushte komode pranë shkollës ?1 maji?, në zonën e ?Ali Demit? në Njësinë 2.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi shtëpinë e familjes së Pëllumb Gjergos, ku theksoi se kushtet e jetesës janë shumë herë më të mira në krahasim me ato që ofronte një godinë që ishte ndërtuar për studentët dhe jo për ambient familjar. ?Sot jemi më mirë se ç?ishim në konvikt. Vetëm ideja që ke një shtëpi që është e jotja, me qira të paguar, që nuk ke tualet të përbashkët, që nuk ke hy e dil me lloj-lloj njerëzish, por je pjesë e një komuniteti dinjitoz, unë them se tani jemi më mirë?, tha kryetari Veliaj.