Report TV - Rama: Italia mbështet në terren luftën ndaj KÇK! Di Maio: Me ju për rindërtimin

2019-12-12 0

TIRANE - Vizita e tij e parë në Shqipëri përkoi me një mision të veçantë, atë të shprehjes së solidaritetit të qeverisë dhe popullit italian ndaj të prekurve ndaj tërmeti shkatërrues së 26 nëntorit. Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio e nisi vizitën e tij zyrtare në Shqipëri duke takuar të strehuarit në kampin e ngritur nga emergjencat e Mbrojtjes Italiane në Vorë, ku janë strehuar rreth 300 banorë. Aty, së bashku me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në prani edhe të ambasadorit të Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, firmosi procesverbalin e dhurimit të pajisjeve të emergjencave civile italiane, për të përballuar katastrofat dhe situatat e emergjencave.

Free Traffic Exchange