Ora News - Basha refuzon tryezën me Ramën: Qytetarët duan zgjidhje, jo shfaqje

2019-12-12 0

#rtvora #oranews

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, rikonfirmoi edhe njeherë refuzimin për një tryezë të përbashkët me kryeministrin Rama për situatën e krijuar nga tërmeti.

Duke folur për gazetarët ai tha se opozita nuk bëhet pjesë e asnjë shfaqje, teksa përsëriti edhe njëherë se reforma zgjedhore dhe zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja për krizën politike.

Basha: Përgjigjen e keni marrë nja 10 herë. Nuk kam asgjë për të shtuar nga ajo që ju kam thënë. Nuk do të bëhemi pjesë e një shfaqje që po na turpëron dhe po shton dhimbjen dhe vuajtjen e qytetarëve. Dialogu politik për reformën zgjedhore, zhbllokimi i dialogut politik për reformën zgjedhore sipas propozimit të shtatorit. Reforma zgjedhore dhe vullneti i qytetarëve përcaktojnë cilësinë e demokracisë dhe jo fotot dhe shfaqjet mes kryetarit të qeverisë dhe kryetarit të opozitës.

Për Bashën, me apo pa tryeza, është detyrë e qeverisë të ndihmojë njerëzit në nevojë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/basha-refuzon-tryezen-me-ramen-qytetaret-duan-zgjidhje-jo-shfaqje

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Free Traffic Exchange