Trump paralajmëron Rusinë kundër ndërhyrjes në zgjedhje

2019-12-12 5

Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov kundër çdo ?përpjekjeje për të ndërhyrë? në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara dhe ?i ka bërë thirrje Moskës të zgjidhe konfliktin me Ukrainën?.


Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, dhënë pas takimit mes dy zyrtarëve në Uashington, thuhet se presidenti amerikan nënvizoi faktin që mbështet ?kontrollin efikas të armëve në botë?, duke përfshirë jo vetëm Rusinë, por edhe Kinën. Trump nga ana tjetër ka kërkuar mbështetjen e Rusisë në frenimin e Iranit nga zhvillimi i armëve bërthamore, si dhe në sigurimin e denuklearizimit të Koresë Veriore. Vizita e Lavrovit erdhi një ditë pas bisedimeve në Paris mes të Rusisë, Francës, Gjermanisë dhe Ukrainës.

Qëllimi i këtij takimi ishte t`i jepet fund konfliktit në lindje të Ukrainës. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo është takuar po ashtu me Lavrovin, e ndonëse pati pak shenja të një përparimi në marrëdhëniet SHBA-Rusi, Pompeo shprehu bindjen se kjo situatë do të ndryshojë. Të dy kanë diskutuar një varg çështjesh ndërkombëtare, duke përfshirë denuklearizimin e Koresë Veriore, ndryshimin e udhëheqësisë në Venezuelë si dhe ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Trump#SHBA#Rusia#TopChannel