Më 16 janar gati fatura financiare për dëmet! Qeveria bën bilancin e 2 javëve pas tërmetit

2019-12-12 0

TIRANË - Qarqet e Tiranës, Durrësit e Lezhës ndodhen ende në gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit të 26 nëntorit që la pas 51 viktima, qindra të plagosur e me mijëra pa banesa nga dëmet e shumta që godinat pësuan.

Ministri Bledi Çuçi, Drejtues Qendror i Operacionit për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, teksa shprehu ngushëllimet për familjarët që humbën njerëzit e zemrës në këtë fatkeqësi dhe falenderoi të gjitha forcat nga vendi dhe jashtë shtetit që u bënë një për të ndihmuar Shqipërinë, bëri një bilanc të mobilizimit të qeverisë e cila është angazhuar për rindërtimin e gjithçkaje të rrënuar.

Free Traffic Exchange